Lajme

Gjukanoviç takohet me bizneset në Kosovë – konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera


Presidenti i Malit të Zi në Kosovë Milo Gjukanoviç në takim me bizneset në Kosovë.

Të enjten e 19 majit, presidenti i Malit të Zi në Kosovë, Milo Gjukanoviç, është takuar me disa nga përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, gjatë këtij takimi ka thënë se marrëdhëniet e shtetit malazez me Kosovën vazhdojnë të jenë të shkëlqyera.

“Fillimisht dua të them se jam në një vizitë miqësore në shtetin e Kosovës që është një shtet fqinj i mirë me të cilin vazhdojnë marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe zhvillojmë dhe marrëdhëniet shqiptaro-malazeze janë të mira. Me krerët e shtetit me të cilët jam takuar dje, kam dëgjuar informacione të rëndësishme, pra për atë se çfarë po punohet në Kosovë dhe dua ta përshëndes këtë arritje”, tha ai.

Ndërsa, theksoi që Kosova duhet të vazhdoj deri në realizimin e synimeve.

“Unë dua që Kosova të vazhdojë drejt qëllimeve të veta dhe e di që në premisat e politikës, si dialogu me Serbinë, konsumon një vëmendje te madhe të opinionit dhe krijon një ankth dhe duhet të lirohemi, dhe kjo nuk ka mënyrë me të mirë për një fqinjësi më të mirë se kjo dhe për stabilitetin e rajonit ku jetojmë”.

Presidenti i Malit të Zi në Kosovë Milo Gjukanoviç në takim me bizneset në Kosovë.

Ndërsa, nga komuniteti i bizneseve ka folur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

“Deklarimet që janë bërë nga presidenti malazez janë inkurajuese për secilin investitor dhe ne presim që t’i kemi portat jo ndoshta si ato në Mal të Zi por të njëjta për një vend i vogël si Kosova”, tha Rukiqi.

Gjithashtu, sqaroi se si shtet nuk kanë konflikte me shtetin e Malit të Zi.

“Ne nuk kemi probleme të hapura ekonomike e as një lloj barriere tregtare me Malin e Zi”.

“Mesazhet e miqësisë dhe bashkëpunimit që i ka përçuar dje presidenti i Malit të Zi janë inkurajuese. Ai eshte shembull i mikut te mire i bizneseve”.

Ndryshe, të merkurën e 18 majit, Gjukanoviç, është pritur me nderime të larta shtetërore nga homologja e saj Vjosa Osmani, në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Presidenti malazez në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani, ka treguar qëndrimin e Malit të Zi karshi iniciativës të Ballkanit të Hapur, i cili në një farë mënyrë nuk përkon me qëndrimin e kryeministrit malazez, Dritan Abazoviç, lidhur me këtë temë.

Në pjesën tjetër të konferencës për media, Gjukanoviç e Osmani kanë folur kryesisht për raportet e shkëlqyera që Mali i Zi e Kosova kanë si dy shtete fqinje. Përtej se miqësi, u tha se janë edhe “të bazuara në objektivat strategjike në mes të dy vendeve tona”.

Po ashtu, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim presidentin Gjukanoviç të enjten e 18 majit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Bislimi ka thënë se të dy kanë diskutuar për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, ka pritur në takim presidentin Gjukanoviç.

Në takim u diskutua për aktualitetin politik, zhvillimet në rajon, agresionin rus në Ukrainë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe shtimin e intensitetit të aktiviteteve ndërparparlamentare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore