Shqipëria

Ermal Meta ndez skenën e “Air Albania”


Ermal Meta ndez skenën e stadiumit "Air Albania"

Këngëtari shqiptar, Ermal Meta, është ngjitur më në fund në skenën e stadiumit “Air Albania”, për një koncert të veçantë për publikun shqiptar, pas një pandemie të gjatë të COVID-19.

Me t’u ngjitur në skenë, Meta ka falënderuar gjithë publikun për pjesëmarrjen. Më pas, ai u ndal në falënderime për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili programoi këtë ndalesë të artistit në kryeqytetin e shqiptarëve.

Një falënderim i veçantë ka shkuar edhe për Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, mbi mbështetjen që ka dhënë për koncertin.

Meta ka filluar të performojë këngët e repertorit të tij, nën brohorimat e publikut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore