Sport

Gjithçka e thënë në një letër, Zinedine Zidane


Ish-trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, ka zgjedhur që përmes një letre në gazetën madrilene AS, të flasë për arsyen se pse u largua nga klubi.

“Unë u largova, por kurrë nuk u Lodha nga puna dhe nuk u lodha kurrë nga stërvitja”.

“Herën e parë u largova sepse pas dy viteve e gjysëm plotë me trofe, mendova që dikush tjetër duhet ta mbajë grupi në majë”, tha francezi.

“Por”, vazhdoi Zidane, “sot gjërat janë ndryshe, po largohem sepse ndiej që klubi nuk po më jep më besimin e duhur”.

Zidane tha që klubi nuk e ka mbështetur në krijimin e një projekti që do të ishte i mirë tani por edhe në aspektin afatagjatë.

Ai thotë se “e njeh futbollin, i di kërkesat që ka një klub si Real Madrid-i dhe e di që kur nuk fiton duhet të largohesh”.

Gjithmonë ka një “por”, e kishte edhe pas kësaj fjalie.

“Por, këtu është harruar një gjë shumë e rëndësishme, gjithçka çfarë kam arritur”, tha Zidane.

Marrëdhëniet e tij me të gjithë në klub i konsideron shumë të vlefshme.

“Thjesht doja të shihja respekt për ata që arritëm së bashku. Do të doja që marrëdhënia ime me klubin dhe presidentin në muajt e fundit të ishte pak më ndryshe”.

Por, ai thotë se ka mungesë të marrëdhënieve njerëzore te Real Madrid-i, dhe kjo është arsyeja kryesore se ai po largohet.

Një ndër arsyet tjera, është raportimet që Zidane do të largohet nga klubi pas disa humbjeve në fillim të sezonit.

“Lajmi se do të largohem nga ekipi pas një humbje na ndikoi keq, mua dhe gjithë skuadrës, por, jam shumë i lumtur me këta djem të mrekullueshëm që ishin me mua deri në fund”, u shpreh Zidane.

Ai kishte edhe një fjalë për gazetarët.

“Po e përdor këtë letër për të dërguar një mesazh te gazetarët. Unë kam mbajtur qindra konferenca për shtyp dhe fatkeqësisht nuk kemi folur shumë për futbollin. Unë nuk dua t’ju jap mësime, por uroj që pyetjet e bëra të mos ishin gjithmonë të diskutueshme “.

“Kam kaluar 20 vjet në Madrid dhe është gjëja më e bukur që më ka ndodhur ndonjëherë në jetën time dhe e di që i detyrohem Florentino Perez-it”.

“Gjithmonë e kam ndjerë se ka diçka shumë të veçantë mes nesh. Kam pasur nderin e madh të jem lojtar dhe trajner për klubin më të rëndësishëm në histori, por mbi të gjitha unë jam thjesht një Madrilen si të gjithë ju”.

“Unë jam duke e shkruar këtë letër për Madrilenet. Për t’ju dhënë lamtumirën dhe për të shpjeguar vendimin tim për t’u larguar”.

Rikthimi në mars të vitit 2019, Zidane thotë se ishte për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme që kishin tifozët.

“Eshtë mirë që kam disa lojtar të mrekullueshëm që ishin me mua deri në fund. Kur gjërat u përkeqësuan, ata më shpëtuan me fitore të mëdha. Ata besuan në mua dhe e dinin që unë besoja në ta”.

“Sigurisht, unë nuk jam trajneri më i mirë në botë, por jam në gjendje të jap forcën dhe besimin që i duhet gjithsecilit në punën e tij, qoftë për lojtarët apo punëtorët”.

“Unë u përpoqa të përcjellë vlerat e Real Madridit në gjithçka, veçanërisht tek lojtarët që ishin dhe do të jenë gjithmonë më të rëndësishmit në këtë lojë. Le të mos e harrojmë futbollin, le të kujdesemi për futbollin ”.

Zidane e mbylli me një mesazh shumë emocionues drejtues të gjithë tifozëve Los Blancos.

“Të dashur Madrilen, unë do të jem gjithmonë një nga ju. Hala Madrid! ”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore