Shqipëria

Gjiknuri e ka me “Lelin”, mbeturinat mbeten problem në Vlorë


Në një deklaratë për mediat, gjatë takimit për hapjen e ishullit të Sazanit, të enjten e 17 qershorit, drejtuesit i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri i ka kujtuar kryetarit të Bashkisë, Dritan Leli se mbeturinat në qytet janë problem.

Sipas Gjiknurit, elementi bazë për shumë turistë është ambienti i pastër. Ai ka ftuar Lelin që secili të japë kontributin e tij.

“Pres nga institucionet lokale që të bëjnë më shumë në këtë drejtim, sepse ishulli është pjesë e Bashkisë së Vlorës”, theksoi Gjiknuri.

Ndërkaq, Dritan Leli nuk mori pjesë në takim dhe në krah të Gjiknurit ndodhej zv. kryetarja e Bashkisë Vlorë.

Lidhur me këtë vendim Gjiknuri u shpreh se përfaqësuesja e Bashkisë Vlorë është një figurë po aq e rëndësishme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore