Shqipëria

Gjiknuri: Basha humbës kronik, dorëheqja duhet të kishte ardhur me kohë


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, nga Elbasani, ka reaguar për dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ai ka deklaruar se ky është akti i pari i një humbësi kronik dhe se kjo duhet të kishte ardhur me kohë.

Reagimi i tij ishte i pari nga Partia Socialiste.

“Në dukje ky është akti i parë fisnik i një humbësi kronik, një veprim të cilin duhet ta kishte bërë me kohë. Megjithatë ne si PS, nuk e kemi vëmendjen tek ajo se çfarë po ndodh në PD”.

Sipas tij, PD-ja dhe opozita shqiptare janë futur në një cikël të vështirë, shkërmoqet në shumë flukse.

“Akti i dorëheqjes mund të duket fillimi i fundit të këtij procesi, por mund të jetë edhe fundi i fillimit të shkërmoqjes. Ne vëmendjen e kemi te qytetarët shqiptarë”.

Në fund të fjalimit të tij, ai u shpreh se shpreson që një ditë opozita të riformatohet për të mirën e saj dhe për të bashkëpunuar për të mirën e Shqipërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore