Lajme

Gjermania do të paguajë 1.4 miliardë dollarë kompensim për të mbijetuarit e Holokaustit


Gjermania do të rrisë kompensimin për të mbijetuarit e Holokaustit në mbarë botën në 1.4 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia amerikane “Associated Press”.

Në një deklaratë, institucioni që trajton pretendimet në emër të viktimave hebreje të epokës naziste tha se kishte vendosur të paguante 888.9 milionë dollarë për të ofruar kujdes në shtëpi dhe shërbime mbështetëse për viktimat e dobëta dhe të pambrojtura të Holokaustit.

Ky vendim vjen si rezultat i negociatave me Ministrinë e Financave të Gjermanisë.

Përveç kësaj, sipas Konferencës mbi Kërkesat Pronësore Hebreje kundër Gjermanisë, pati një rritje prej 175 milionë dollarësh në pagesat simbolike për Fondin Hurtship për 128 mijë të mbijetuar të Holokaustit në mbarë botën.

U tha se gjithsej 1.4 miliardë dollarë do të paguhen përmes planeve dhe programeve të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore