Lajme

Gjendet i vdekur një i mitur në Ferizaj


Një person i mitur është gjetur i vdekur në qytetin e Ferizajt.

Lajmin është bërë i ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Viktima mashkull kosovar i mitur është gjetur pa shenja jeta. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.

Në raport njoftohet edhe për një vdekje tjetër e kategorizuar si “vdekje aksidentale”.

Rasti ka ndodhur në fshatin Qabiq të Komunës së Klinës.

Siç thuhet në raport “viktima mashkull kosovar është rrotulluar me traktor në pyll dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore”.

“Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës dhe më pas nga mjekët është informuar se viktima ka vdekur”.

Nga policia bëjnë me dije se rasti është duke u hetuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore