Lajme

Gjendet i vdekur në banesën e tij një burrë në Veri


Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se një burrë në Mitrovicë të Veriut është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Lajmi u bë i ditur nga policia, në raportin 24-orësh, ku kanë bërë të ditur se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë dhe se ka ndodhur të martën.

“Raportohet se në banesën e tij, është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Në raport, gjithashtu thuhet se policia gjatë kontrollimit të një autobusi me targa vendore në Merdar, në valixhen e një pasagjeri kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 28 fishekë.

Është bërë me dije se rasti është iniciuar si “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

“Zyrtarët policorë kufitarë së bashku me zyrtarët doganorë, gjatë kontrollimit të një autobusi me targa RKS, në valixhen e një pasagjeri mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të kalibrit 9-mm, dhe 28 fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.

Në konsultim me prokurorin theksohet se rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore