Lajme

Gjenden skelete nga beteja e Waterloo-së


Disa skelete të ushtarëve, të cilët kanë vdekur në betejën e Waterloo-së në Belgjikë, në vitin 1815, janë zbuluar prej arkeologëve, në një sipërfaqe nëntokë.

Beteja e Waterloo-së, njihet edhe si beteja e fundit e Napoleon Bonaparte, udhëheqësit francez në shekullin e XVIII-ë, ndaj zbulimin e bën akoma më tepër me vlerë.

Ekipi kërkimor gjeti mbetje nga njerëz dhe kuaj gjatë kërkimeve, të cilat rifilluan për herë të parë që pas pandemisë së COVID-19.

“Nuk do të jemi kurrë kaq pranë të vërtetave të betejës, sa jemi sot me këtë zbulim të madh”, deklaroi Tony Pollard, drejtues i projektit dhe profesor në Universitetin e Glasgow. “Kam 20 vjet pjesë e ekipeve arkeologjike për fushëbetejat dhe kjo është si asgjë çfarë kam parë deri tani”.

Beteja e Waterloo-së është ajo që shënoi fundin e epokës napoleonike. E luftuar më 18 qershor 1815, ushtria franceze e udhëhequr nga Napoleoni u mund prej një koalicioni britaniko-prusian, të udhëhequr nga Duka i Wellingtonit dhe komandanti prusian Field Marshal von Blucher.

Historianët e përshkruajnë këtë betejë si pikën e kthesës për historinë evropiane, pasi ajo i dha fund ambicies së Napoleonit për të udhëhequr gjithë Evropën.

Po ashtu, raportet e Britanisë së Madhe me kontinentin evropian morën rrjedhë tjetër.

Dhjetëra mijëra persona kanë mbetur të vrarë në Waterloo, por shumë pak eshtra janë gjetur. Ndaj, ky zbulim, pritet të sjellë shumë risi historike mbi perceptimin e sotëm të betejës së madhe.

Shpresë ka për zbulime të tjera të mëdha, pasi gërmimet do të vijojnë edhe për disa ditë të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore