Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka urdhëruar qeverinë ukrainase të mos përdorë të dhëna nga telefoni celular e reporteres, Natalia Sedletska.
Më 27 gusht, gjykata e rrethit Pechersk në Kiev, miratoi një kërkesë nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të lejuar hetuesit të shqyrtojnë të gjitha të dhënat nga telefoni i Sedletska-s nga data 1 korrik 2016 deri më 30 nëntor 2017.
Zëdhënësja e Radios Evropa e Lirë / Radio Liria, Joanna Levison, tha më parë këtë muaj se vendimi i gjykatës është “në kundërshtim me angazhimet e vetë Ukrainës për të promovuar dhe mbrojtur lirinë e shtypit”.
Sedletska është drejtuesja “Schemes”, një program televiziv antikorrupsion, i cili heton zyrtarë të lartë të Ukrainës, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm Yuriy Lutsenko. Pikërisht, ky ka qenë edhe shkaku pse gazetares i janë kërkuar të dhënat e shtatë muajve.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vëzhguesit e mediave ndërkombëtare kanë shprehur shqetësim lidhur me vendimin e gjykatës ukrainase.
Ambasada Amerikane në Ukrainë postoi në Twitter se mund të ketë “një efekt tronditës mbi lirinë e shtypit dhe përpjekjet anti-korrupsion në Ukrainë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Zhvillohen homazhe në varrezat e Dëshmorëve, përkujtohet 5 maji
-
Mjeku tregoi 43 ditët e tija në spitalet e shkatërruara të Gazës, Franca nuk e lejon të kalojë kufirin
-
Marrëveshja Izrael-Hamas, politologu Ian Bremmer: Biden ishte shumë i ngadalshëm, për të një marrëveshje është jetike, por ne jemi larg fundit
-
Deutsche Welle ngre alarmin për Ballkanin, historia mund të përsëritet
Lajmet kryesore
-
Deutsche Welle ngre alarmin për Ballkanin, historia mund të përsëritet
-
Zhvillohen homazhe në varrezat e Dëshmorëve, përkujtohet 5 maji
-
Marrëveshja Izrael-Hamas, politologu Ian Bremmer: Biden ishte shumë i ngadalshëm, për të një marrëveshje është jetike, por ne jemi larg fundit
-
Nga Ocasio-Cortez te Sanders, ata demokratë që konkurrojnë Biden-in