Lajme

GJEDNJ: Navalny të lirohet menjëherë


Gjyqtarët në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) deklaruan se Rusia duhet të lirojë menjëherë drejtuesin e opozitës ruse, Alexei Navalny. GJEDNJ-ja njoftoi më 16 shkurt se kishte vendosur “të udhëzonte qeverinë ruse të lironte të pandehurin”.

Sjellim në vëmendje se vitin e kaluar Rusia ka miratuar një ligj, i cili i jep legjislacionit të shtetit përparësi ndaj traktateve apo vendimeve nga organet ndërkombëtare, në rastet kur ato bien ndesh me kushtetutën ruse.

Kritiku i Kremlinit u arrestua në Rusi, pasi u kthye nga Gjermania muajin e kaluar. Navalny u burgos më 2 shkurt, për mosrespektimin e detyrimit të paraqitjes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore