Euro 2020

Gjatë konferencës për media, Pogba largon birrën nga tavolina


Paul Pogba duke larguar birrën

Mesfushori i Francës, Paul Pogba, gjatë konferencës për media pas ndeshjes me Gjermaninë, largoi birrën heineken që ishte e vendosur para tij, në tavolinë, për tu reklamuar.

Pogba njihet praktikues i fesë islame, andaj duket se kjo ishte arsyeja pse ai vendosi ta largojë birrën.

28-vjeçari, u shpall “lojtari i ndeshjes” në përballejn që Franca e fitoi ndaj Gjermanisë, me rezultat minimal 1:0.

Kujtojmë që edhe ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, pak ditë më herët, gjatë konferencës për media, kishte larguar dy shishe te Coca-Colës nga tavolina, dhe bëri thirrje te njerëzit që të pijnë më shumë ujë.

Nga ky gjest i Ronaldo-s, thuhet se Coca-Cola brenda 24 orësh, ka humbur hiç më pak se katër miliardë euro.

Pritet të shihet në vazhdim se a do të ndëshkohen futbollistët, pasi që po pengojnë sponsorët e “Euro 2020”.

https://twitter.com/ViniJohny28/status/1404945476848336896?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1404945476848336896%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fpas-ronaldos-pogba-tash-e-largon-nje-birre-heineken-video1%2F

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore