Sport

Gerrard: Aston Villa dëshiron që Philippe Coutinho të qëndrojë


Trajneri i Aston Villa-s, Steven Gerrard kërkon që Philippe Coutinho të qëndrojë në klub përtej këtij sezoni, pasi Barcelona kërkon ta shesë lojtarin.

Coutinho është në huazim te Aston Villa dhe kontrata e tij me Barcelonën përfundon në qershor të vitit 2023.

Megjithatë, për të akomoduar nënshkrimet e reja, Barcelona do të duhet të heqë një numër lojtarësh, ku përfshihet edhe Coutinho.

“Ne e duam Coutinhon këtu”, tha Gerrard, përpara se të vazhdonte të diskutonte kohën e lojës së brazilianit.

“Ne kemi pesë ndeshje në 15 ditë, kështu që Philippe dhe Emiliano Buendia do të kenë kohë të mjaftueshme për të mbajtur veten të kënaqur”.

“Phil e kuptoi vendimin, ai ka luajtur shumë. Nuk ka ego këtu”.

Braziliani rizbuloi shpejt formën e tij të mirë, që kur iu bashkua Aston Villa-s në afatin kalimtar të janarit.

Coutinho ka luajtur 15 ndeshje për Aston Villa, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë tre asistime. Te Barcelona, ​​ai luajti në 16 ndeshje dhe gjeti rrjetën vetëm dy herë.

Barcelona shpreson të shesë Coutinho-n për 40 milionë euro dhe është në negociata me Aston Villa-n për të ardhmen e lojtarit.

Klubi katalanas po planifikon sezonin e ardhshëm pa Coutinho-n të pranishëm në klub.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore