Sport

Gazetarët vendorë nuk lejohen të marrin pjesë në konferencën e Kombëtares së Spanjës


Para një ore, trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Enrique mbajti konferencë për shtyp në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Mirëpo, disa gazetarë kosovar nuk janë lejuar të marrin pjesë në konferencën e Kombëtares së Spanjës, e cila ka nisur në ora 18:15.
Ata shprehen se kjo ndodhi edhe përkundër se ata kishin akreditim që të jenë pjesë e kësaj konference.
Arsyetimi i Federatës së Futbollit të Kosovës është se salla e konferencës është mbushur me gazetarë nga Spanja.
Në hyrje të stadiumit, janë ndaluar shtatë gazetarë të mediave vendore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore