Lajme

Gazeta serbe “Danas” del me një analizë rreth librit të gruas së Kurtit


Rita Augestad Knudsen, autorja e librit “Momente të vetë-vendosjes: koncepti i vetë-vendosjes dhe ideja e lirisë në diskursin ndërkombëtar të shekullit 20 dhe 21”

E përditshmja opozitare serbe Danas, i ka kushtuar një artikull analize librit të Rita Augestad Knudsen, bashkëshortes së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, përmes së cilës, sipas kësaj gazete, ka paralele dhe analogji mes librit “Ideja e lirisë dhe vetëvendosjes” dhe Kosovës.

“240 faqe të librit të gruas së Kurtit diskutojnë se pse ideja e vetë-vendojses (si një shteg drejt lirisë së plotë të një grupi shoqëror) përkundër modeleve të themeluara liberalo-konzervative që i japin përparësi rendit të qenë, bën që – dhe duhet që – të radikalizohet”, shkruan Danas.

“Është më e thjeshtë, kur dhe si të krijohet një shtet i ri, pa ‘njohjen korrekte ‘ nga rendi ndërkombëtar aktual, pavarësisht veprimeve për të arritur atë qëllim”.

Ndërsa kjo gazetë serbe shkruan edhe se mes librit të Rita Augestad dhe Kosovës mund të nxjerren edhe paralele.

“Ngjashmëria e këtij libri me vendimet politike të Prishtinës është e plotë – pasi që vendimet e udhëheqësve shqiptarë nga Kosova shfaqin radikalizim në lëvizje, kurdo që nuk mund të ‘bëjnë’ hap drejt ‘çlirimit’ të publikut, dmth, votuesve”.

“Rita Augestad Knudsen shpesh theksin e vendos mbi koncepte të varshmërisë dhe pabarazisë, sikur ajo çka parandalon vetë-vendosjen dhe çlirimin”, shkruan më tej Danas.

Boshti i thellë i performancës së udhëheqësve shqiptarë të Kosovës bazohet në të, gjë që u sjell vota dhe mbështetje të brendshme, konsideron gazeta serbe.

“Ata duhet të bëjnë shfaqje të vazhdueshme për t’u ngritur mbi një forme apo tjetër të pabarazisë dhe varshmërisë. Ose, po ta themi në gjuhë të politikave të përditshme, atyre u duhet reciprocitet”, thuhet ndër të tjera në këtë artikull.

Ndërsa vazhdon edhe më tej se “Edhe pse në shikim të parë duket që lëvizjet radikale të Prishtinës, të cilat, sipas interpretimit të librit të Rita-s, shqiptarët e Kosovës kanë të drejtë (ndërkombëtare) të plotë, e cila vjen nga paqja e pastër, pa asnjë provokim të drejtpërdrejtë nga Beogradi, kjo s’është aspak kështu”.

“Dhe kjo s’ka të bëjë vetëm me sigurinë” konsideron Danas, “por për shembull edhe furnizimin me gaz. Gjatë krizës me afishet ngjitëse, Qeveria e Kurtit refuzoi të lejojë Kosovën ti bashkohet tubacioneve të gazit amerikan përmes Maqedonisë së Veriut”, përfundon Danas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore