Sport

Gareth Bale refuzon të largohet nga Real Madrid-i


Gareth Bale e shpenzoi gjithë sezonin 19/20 në huazim në Premier League, te Tottenham Hotspurs.

Futbollisti uellsian, nuk e zgjati kontratën e tij edhe për një vit, dhe pas rikthimin u kthye aty nga ku erdhi, te Real Madrid-i.

Kjo nuk është në dëshirën e klubit madrilen, por si duket madrilenët kanë mbetur pa zgjidhje për Bale-n.

Uellsiani ka kontratë me Real Madrid-in deri në vitin 2022, dhe duket se ai planifikon që atë ta dërgoj deri në fund.

Siç raporton Marca, nëpërmjet agjentit të tij Jonathan Barnett, Bale ka bërë të ditur se ai do të qëndroj te Real Madrid-i.

Mbretërorët do ta kenë thuajse të pamundur që të shesin Bale-n këtë vit, dhe duket se edhe trajneri Ancelotti është pajtuar me këtë fakt.

Italiani e ka përfshirë Bale në planet e tij për sezonin e ardhshëm, dhe do të bëj të pamundurën që ai të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën.

Bale merr 16 milionë euro në vit te madrilenët, dhe paga e tij, po e bën thuajse të pamundur që Real Madrid të nënshkruajë me futbollist tjerë këtë verë.

Dikur hero, Bale është shndërruar në një ndër figurat më të urryera në kampin madrilen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore