Sport

Garbine Mugureza fiton në Dubai


Venezuelania Garbine Mugureza fiton titullin e saj të parë në Dubai për WTA (Shoqata e Tenisit për Femrat). Më saktë, Dubai Duty-Free Tennis Champions.

27 vjeçarja nga Caracas-i i Venezuelës, deri më tani ka qenë tenistja më konsistente në turneun e WTA-së nga femrat. Për shembull, në Melbourne (Australian Open) dhe Doha (Qatar Open) ajo doli në finale. Në Australi humbi me Naomi Osaka-n, japonezja e cila e fitoi turneun por nuk ishte aspak ndeshje e njëanëshme.

Finalja e Dubai-t gjeti Mugureza-n kundër çekes Barbora Krejcikova, të cilën e mposhi me rezultatin 7 – 6, 8 – 6, 6 – 3.

Kjo ishte pjesëmarrja e dytë e Krejcikova-s në një kompeticion madhor individual, kryesisht, çekja ka qenë aktive në kompeticionet në çift.

Gjatë gjithë ndeshjes Krajcikova ka hasur vështirësi të mbajë ritmin e Mugureza-s.

Në intervistën e pas-ndeshjes, Mugureza tha: “Kjo fitore ka një domethënie të madhe për mua, kurrë nuk është e lehtë të fitosh kampionate. Jam e lumtur që ndodhi tani, sidomos pas një përpjekje të vazhdueshme në finalet e Slam-eve të kaluara. Por, ndeshja mund të shkonte edhe në drejtim të kundërt, ndaj nuk qe aspak e lehtë. Mu desh të punoja fort për këtë kupë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore