Sport

Gabriel Jesus do t’i nënshtrohet operacionit në gju, mungon tre muaj


Arsenal-i do të duhet të përballet pa sulmuesin e tyre për disa muaj pasi është zbuluar se Gabriel Jesus duhet t’i nënshtrohet një operacioni në gju.

Sipas raportimeve, Jesus do t’i nënshtrohet një operacioni në gju, i cili do ta mbajë jashtë fushës deri në tre disa muaj.

Sulmuesi i Arsenal-it u detyrua të largohej gjatë humbjes 1-0 të Brazilit ndaj Kamerunit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës pasi vuajti me dhimbje në gjurin e tij të djathtë.

Gjatë fundjavës, “football.london” mësoi se 25-vjeçari do të mungonte për tre deri në katër javë pasi skanimet zbuluan një dëmtim.

Mirëpo, pas kthimit në Angli nga Katari për vlerësime të mëtejshme, “Telegraph” ka raportuar se Jesus ka pësuar dëmtim të ligamentit medial dhe mësohet se do t’i duhet një operacion.

Skenari më i mirë në këtë situatë është një rikthim brenda tre muajve që do të thotë se ai mund të luajë një pjesë në sfidën e Arsenal-it për titullin e Premier League në gjysmën e dytë të sezonit.

Pavarësisht se nuk arriti të shënonte që nga fitorja 3-1 e Derbit të Londrës së Veriut ndaj Tottenham në fillim të tetorit, sulmuesi brazilian ndihmoi në transformimin e sulmit të “Topçinjve” që kur erdhi nga Manchester City gjatë verës, duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime.

Dhe kontributet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga trajneri Mikel Arteta.

“Tani kemi një besim të ri, një shkëndijë dhe atë mentalitet fitues që ai ka”, tha spanjolli për 25-vjeçarin në gusht. “Ai konkurron për çdo top dhe transmeton energjinë dhe cilësinë e tij te pjesa tjetër e ekipit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore