Sport

Gabimet para portës e godasin Kosovën, mposhten nga Spanja


Shumë pa fat.

Kosova mposhtet nga Spanja me rezultatin 2-0, në një ndeshje ku Dardanët krijua më shumë se dy raste të pastërta për shënim.

Nga një gol në të dy pjesët, ishin të mjaftueshme për fitoren e Spanjës në “Fadil Vokrri”.

Kosova kishte mundësitë e saj, me Rashicën, Muriqin, Bytyqin, Loshajn dhe Rashanin, por asnjëherë topi nuk e gjeti fundin e rrjetës.

Në fund, Milot Rashica, u shpreh duke thënë, “nuk na mundën ata, e mundëm ne veten”.

Një ndeshje e llojit “ah, sikur”. Rastet e humbura tani dhembin.

Çka bie në sy, është edhe fakti që Challandes nuk përdori asnjë zëvendësim, deri sa Spanja përdori të gjitha.

Kosova bie në vendin e katërt në grup, pas fitores së Greqisë përballë Suedisë.

Dardanët kthehen përballë Suedisë në Stokholm, në muajin tetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore