Shqipëria

Futja e vendeve të Ballkanit në BE është zgjidhje e problemeve 100-vjeçare, thotë Basha


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike.

Ai iu parashtroi atyre projektin e Partisë Demokratike, në bashkëpunim me aleatët strategjikë, për të ndërtuar të ardhmen në vend.

Sipas tij, futja e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian është zgjidhja e problemeve 100-vjeçare.

“Ne jemi një parti që e konsiderojmë futjen në BE si interesin më të lartë kombëtar, për Shqipërinë dhe për Kosovën. Zgjidhja përfundimtare e të gjithë problemeve 100 vjeçare të Kombit shqiptar, në vizionin tonë, është futja e të gjithë vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Basha.

Në kuadër të kësaj, sipas tij janë edhe propozimet e paraqitura.

“Në fund të fundit, çfarë janë? Plotësimi i kritereve të Bashkimit Evropian për kapitujt e rendit dhe sigurisë dhe të drejtësisë, të konkurrencës, të drejtave politike, luftës kundër korrupsionit. Si mund të na ndihmoni? Me angazhim politik”, ka theksuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore