Sport

Futbollisti i Dortmund-it transferohet te Bayern Munich


Tjetër futbollist i Borussia Dortmund-it ka vendosur të transferohet me parametra zero te Bayern Munich.

Bëhet fjalë për anësorin portugez, Raphael Guerreiro, i cili do të transferohet te gjigandët bavarez.

Ende nuk është bërë e ditur, por mediat gjermane raportojnë që ai do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.

29-vjeçari shihet si një zëvendësues i Lucas Hernandez, i cili me shumë gjasë do të transferohet te Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere.

Portugezi ishte pjesë e Dortmund-it që nga vera e vitit 2016, kur ishte transferuar nga skuadra franceze, Lorient, për shumën e 12 milionë eurove.

Ai në total ka luajtur 224 ndeshje me fanellën verdhezi, prej të cilave ka shënuar 40 gola dhe ka dhuruar 50 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore