Sport

Futbollisti i Bordeaux bie pa ndjenja në fushë, rikujtohet rasti Eriksen


Futbollisti i skuadrës Bordeaux, Samuel Kalu, ra pa ndjenja në fushë, në ndeshjen e fundit të javës së dytë të ligës së Francës, e cila ishte duke u zhvilluar mes ekipit të tij dhe skuadrës së Marselle.

Ngjarja ndodhi në minutën e katërt, kur futbollisti i Marselle, Dimitri Payet ishte duke u përgaditur për të ekzekutuar një goditje dënimi, derisa Kalu i cili ishte në murin mbrojtës, ra pa ndjenja në tokë.

Menjëherë pas kësaj, lojtarët e të dyja ekipeve nxituan për ta ndihmuar anëtarin e Bordeaux dhe bënë thirrje për ardhjen urgjente të stafit mjekësor.

Por, futbollisti nigerian u ngrit në këmbë, dhe doli nga fusha duke u ndihmuar nga stafi mjekësor.

Kalu më pas hyri përsëri në fushë, por nuk arriti që të luajë, pasi u zëvendësua pas vetëm pesë minutash.

Por, fatmirësisht nuk u përsërit ajo se çfarë i ndodhi futbollistit të Danimarkës, në ndeshjen e parë të kombëtares së tij në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, Kalu tani është jashtë rrezikut dhe nuk do t’iu nënshtrohet ndonjë operacioni në zemër, ashtu siç bëri Eriksen pak javë më parë.

Kujtojmë që ndeshja u mbyll në barazim 2:2, me vendasit e Marselle që ishin duke avancuar me dy gola epërsi në pjesën e parë, që u shënuan nga Under dhe Payet, derisa në pjesën e dytë, mysafirët e Bordeaux barazuan përmes Pembele dhe Oudin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore