Stil

Fustanet e preferuara të grave franceze


Ilustrim

Sa më shumë ditë me diell, aq më shumë fustane në rrugë.

Edhe pse kjo është një veshje që është e pranishme gjatë gjithë vitit, është më e këndshme të tërhiqni fustanin tuaj nga dollapi pa pasur nevojë për një pulovër.

Kjo ndjenjë mund të krahasohet me largimin e çizmeve dhe kërcimin në atlete trendi për pranverë.

Fustanet konsiderohen gjithmonë si të preferuarit e të gjitha zonjave që ushqejnë një pamje femërore.

Të gjithë adhuruesit e apasionuar të estetikës franceze do të kënaqen nga lista e fustaneve të modës pranverore që japin vulën e përgjithshme franceze.

Sipas revistës “Elle” këto janë modelet të cilat vajzat dhe gratë franceze veshin:

Fustan i zi  

Padyshim një nga pjesët kryesore që mund të vishni në rrugët e Parisit dhe të ndiheni si në shtëpinë tuaj është një fustan i zi i thjeshtë.

Fustan mini me mëngë të gjata

Mini fustanet elegante me mëngë të gjata janë diçka që francezët thjesht nuk mund t’i rezistojnë.

Fustan i gjërë

Kur bëhet fjalë për modën franceze, gjithçka është në detaje, kështu që nuk është çudi që palosjet janë kaq të njohura në mesin e vajzave. Ka diçka kaq simpatike te ky fustan që e bën të pamundur t’i rezistosh.

Fustan i thjeshtë mëndafshi

Stili i femrave franceze mund të përshkruhet me shprehjen “pak është shumë”, e cila përfshin padyshim këtë llojë fustanesh.

Detajet në anën e pasme

Siç e kemi vërtetuar tashmë, femrave franceze u pëlqen të theksojnë detaje të veçanta, dhe çfarë është më e bukur se një fustan me dantella?

Fustan i punuar me shtiza

Fustanet e thurura konsiderohen si një pjesë bazë e dimrit, por, me një klimë disi të ngjashme me tonën, francezet i veshin edhe gjatë muajve të pranverës.

Fustan me lule

Fustanet me lule janë një pjesë e detyrueshme në gardërobat e femrave. Ndërsa në vjeshtë i veshin me çizme deri te gjuri, në pranverë u pëlqen t’i kombinojnë me sandale apo mokasina. Francezët e konsiderojnë patjetër fustanin me lule si pjesën më të gjithanshme që zotërojnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore