Lajme

FSB-ja emëron të dyshuarin e dytë për vrasjen e Darya Dugina-s


Shërbimi rus i Sigurisë (FSB) emëroi të hënën e 29 gushtit një tjetër ukrainas, për të cilin tha se ishte pjesë e një ekipi që vrau Darya Dugina-n.

Viktima ishte vajza e një ultra-nacionalisti të shquar rus, i cili beson se Ukraina duhet të bëhet pjesë e një perandorie të re ruse.

FSB-ja tha se kishte identifikuar atë që e quajti një anëtar tjetër të një “grupi sabotues dhe terrorist” ukrainas, i cili tha se kishte komplotuar dhe kryer vrasjen.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Yahoo News”.

Darya, si babai i saj Alexander Dugin ishte një mbështetëse e zëshme e asaj që Rusia e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë.

Ajo mbeti e vrarë nga një bombë në makinë jashtë Moskës më 20 gusht në atë që presidenti rus Vladimir Putin e quajti një “krim të poshtër dhe mizor”.

Dy ditë pas vrasjes së 29-vjeçares, FSB-ja, tha se e kishte zgjidhur çështjen.

Kjo, duke përmendur një grua ukrainase për të cilën tha se kishte ndjekur Dugina-n për javë të tëra.

Ukrainasja, sipas FSB-së, kishte marrë me qira një apartament në kompleksin e saj të banimit dhe kishte vendosur bombën përpara se të arratisej nga Rusia në Estoni – të gjitha me mbështetjen e Kiev-it.

Autoritetet ukrainase kanë mohuar përfshirjen në vrasjen e Dugina-s, e cila që atëherë është portretizuar nga politikanët pro-Kremlinit dhe nga TV shtetëror rus, ku ajo shpesh shfaqej si një pro- komentator lufte, si dëshmore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore