Lajme

FSB-ja arreston nëndrejtorin e Gardës Ruse, i cili punonte në shërbimin e sigurisë së Putin-it


Një informacion i pakonfirmuar po qarkullon në lidhje me ndalimin e zëvendësdrejtorit të Gardës Ruse, Roman Gavrilov.

Ky lajm është raportuar nga gazetari investigativ, Khristo Grozev i “Bellingcat” në Twitter, i cili ka cituar burime të pavarura.

“Tre burime të pavarura raportojnë se gjenerali Roman Gavrilov, nënkryetari i Gardës Ruse (divizion i ushtrisë së brendshme të Federatës Ruse që pësoi humbje të mëdha në Ukrainë), u arrestua nga FSB-ja. Gavrilov gjithashtu ka punuar më parë për FSO-në, Shërbimi i sigurisë së Putin-it”, shkruan Grozev.

Arsyeja e ndalimit, sipas tij, është ende e paqartë.

Duke përmendur një burim, ai shpjegon se zyrtari rus u arrestua nga departamenti i kundërzbulimit ushtarak të FSB-së.

Kjo, për “rrjedhje të informacioneve ushtarake që çuan në humbje jete”, ndërsa dy të tjerë thonë se ishte për “shpërdorim të kotë të karburantit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore