Lajme

Franca do të përforcojë sistemin e mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe


Autoritetet franceze deklaruan të premten e 4 shkurtit se do të marrin pjesë në përforcimin e sistemit të mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ky dakordësim erdhi pas sulmit të rebelëve Houthi, të cilët mbështeten nga Irani.

“Emiratet e Bashkuara Arabe ishin viktima të sulmeve serioze në territorin e tyre në janar. Për të treguar solidaritetin tonë me këtë vend mik, Franca ka vendosur të ofrojë mbështetje ushtarake, veçanërisht për të mbrojtur hapësirën ajrore kundër çdo ndërhyrjeje”, shkroi në Twitter ministrja franceze e Forcave të Armatosura, Florence Parly.

Ministria franceze shtoi se operacionet do të kryheshin nga baza ajrore al-Dhafra.

Ministrja franceze e Forcave të Armatosura, Florence Parly

Synimi, sipas saj, është zbulimi dhe përgjimi i çdo sulmi me dron ose raketë.

Në fillim të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara shprehën gjithashtu gatishmërinë e tyre.

Autoritetet amerikane dërguan avionë luftarakë për të ndihmuar Emiratet.

Ndërtimi i ngjarjes

Emiratet e Bashkuara Arabe përgjuan tre dronë që hynë në hapësirën e tyre ajrore mbi zona të papopulluara herët të mërkurën.

Ky ishte sulmi i katërt në qendrën tregtare dhe turistike të Gjirit në javët e fundit.

Tre sulmet e para, duke përfshirë një sulm me raketa erdhën të hënën gjatë një vizite të presidentit të Izraelit.

Houthi-t nuk kanë njoftuar ende një operacion të ri dhe sulmi i së mërkurës me dron u mor përsipër nga një grup pak i njohur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore