Kosova

Fotografitë që pasqyrojnë stërvitjet e kadetëve të FSK-së në errësirë


Kadetet duke u stervitur ne marshin e nates,

Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj, ka treguar mënyrën e stërvitjes së kadetëve në marshin e natës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kadetët të cilët po stërviten, janë gjithashtu pjesë e Qendrës Studimore Universitare “Wesley Clark”.

“Kalitja fizike e kadetëve tanë në marshim të ngarkuar në kushte nate. Kadetët tanë të Qendrës për Studime Universitare ‘Wesley Clark’ të Akademisë sonë të Mbrojtjes, vazhdojnë suksesshëm realizimin e planprogramit akademik”.

“Believe you can and you’re halfway there” – former U.S. President Theodore Roosevelt”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore