Aplikacione

Fotografia e krijuar nga inteligjenca artificiale fiton çmimin prestigjoz


Fituesi i një çmimi të madh fotografie ka refuzuar çmimin pasi zbuloi se puna e tij ishte në fakt një krijim i inteligjencës artificiale.

Krijimi i artistit gjerman Boris Eldagsen, e titulluar “Pseudomnesia: The Electrician”, fitoi kategorinë e hapur krijuese në çmimin Sony World Photography të javës së kaluar.

Por ai ka zbuluar se përdori foton për të testuar konkurrencën dhe për të krijuar një diskutim për të ardhmen e fotografisë.

Organizatorët e çmimit kanë treguar sakaq se Eldagsen i kishte keqkuptuar rreth shtrirjes së inteligjencës artificiale që do të përfshihej.

Në një deklaratë të shpërndarë në faqen e tij të internetit, Eldagsen ka falënderuar jurinë që “përzgjodhën imazhin tim dhe e bënë këtë një moment historik”.

Por ai pyet nëse ndonjë prej tyre “e dinte ose dyshonte se ishte gjeneruar përmes inteligjencës artificiale”.

“Imazhet e inteligjencës artificiale dhe fotografia nuk duhet të konkurrojnë me njëra-tjetrën në një çmim si ky”, ka vijuar ai. “Janë entitete të ndryshme. Inteligjenca artificiale nuk është fotografi. Prandaj nuk do ta pranoj çmimin”.

Imazhi në fjalë tregonte një portret bardh e zi të dy grave nga breza të ndryshëm.

Por siç theksoi Eldagsen në deklaratën e tij, nuk është aspak një fotografi e vërtetë, por një imazh i prodhuar në mënyrë sintetike.

Përdorimi inteligjencës artificiale në gjithçka, nga shkrimi i këngëve dhe eseve, te makinat pa shofer, terapistët e chatbox-it dhe zhvillimi i mjekësisë është debatuar gjerësisht muajt e fundit.

Tani dobia e tij rreth fotografisë është vënë në fokus.

Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Fotografisë, grupi fotografik i organizatorëve të ngjarjeve artistike Creo, ka thënë se gjatë diskutimeve të tyre me artistin, përpara se ai të shpallej fitues, ai kishte konfirmuar se pjesa ishte një bashkëkrijim i imazhit të tij duke përdorur inteligjencën artificiale.

“Kategoria krijuese e konkursit të hapur mirëpret qasje të ndryshme eksperimentale për krijimin e imazheve deri te praktikat digjitale të fundit”, ka thënë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore