Sport

Formacionet e mundshme, Real Madrid-Chelsea


Zhvillohet sonte ndeshja e parë e gjysmëfinaleve të Champions-it, ku në Madrid, Real Madrid-i pret Chelsea-n.

Ndryshe nga madrilenët, londinezët kanë vetëm një mungesë.

Kovacic mungon te blutë, kurse katër janë mungesat te Los Blancos.

Përveç kapitenit Ramos, mungojnë edhe Mendy, Valverde dhe Vazquez.

Duke marrë parasysh këto mungesa, pritet që të ketë edhe ndryshime të vogla në 11-shet e skuadrave.

11-shet e pritura për sonte janë:

Real Madrid (3-5-2): Courtois; Nacho, Varane, Militao; Carvajal, Modric, Casemiro, Kroos, Marcelo; Benzema, Vinicius.

Hazard është kthyer nga lëndimi, por belgu nuk pritet të jetë nga fillimi për shkak se ka një muaj që nuk luan.

Chelsea  (3-4-3): Edouard Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Jorginho, Kante, Chillwell; Mount, Ziyech, Werner.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore