Lajme

Forcat ndërkombëtare në Kosovë nuk po ndërhyjnë, thotë Ruslan Trad


Studiuesi i Sigurisë pranë Këshillit Atlantik, Ruslan Trad ka përgënjeshtruar raportimet e agjencive dhe mediave serbe.

“Mediat shtetërore serbe po qarkullojnë informacione se forcat ndërkombëtare në Kosovë po ndërhyjnë. Ky nuk është informacion i vërtetë”, shkruan fillimisht Trad.

Sipas tij, forcat italiane dhe të tjera qëndrojnë çdo ditë në zonën e zonës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Studiuesi shton se ky përshkallëzim i ri në kufirin Kosovë-Serb provokon reagime në Beograd për shkak se Serbia shqetësohet për ndikimin e saj në rajonet veriore.

“Faktorët e rinj janë përhapja e lajmeve të rreme për sulmet ndërkufitare, ndërhyrja me zë të lartë e Rusisë dhe lufta në Ukrainë”, sqaroi ai në përmbyllje të reagimit të tij në median sociale Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore