Lajme

Forcat izraelite sulmojnë besimtarët në Xhaminë Al-Aksa


Liga Arabe do të mbajë një takim urgjent për të diskutuar një bastisje të policisë izraelite në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem që la të paktën 12 palestinezë të plagosur.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se ai po punon për “të ruajtur status quo-në” në vendin e shenjtë.

Takimi i Ligës Arabe u thirr nga zyrtarët e Jordanisë, Egjiptit dhe Palestinës, me tensione të larta në Jerusalem që kur policia izraelite sulmoi besimtarët në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa gjatë natës të së mërkurës, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Bastisjet vazhduan deri në mëngjes, kur forcat izraelite u panë edhe një herë duke sulmuar dhe shtyrë palestinezët nga kompleksi dhe duke i penguar ata të luteshin përpara se izraelitët të lejoheshin të hynin nën mbrojtjen e policisë.

Sekretari i Përgjithshëm Ahmed Aboul Gheit ka thënë në një deklaratë se “qasjet ekstremiste që kontrollojnë politikën e qeverisë izraelite do të çojnë në konfrontime të gjera me palestinezët nëse nuk u jepet fund”.

Të paktën 400 palestinezë u arrestuan të mërkurën dhe mbeten në paraburgim, sipas zyrtarëve palestinezë. Ata po mbahen në një stacion policie në Atarot në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Dëshmitarët palestinezë kanë thënë se forcat izraelite përdorën forcë të tepruar, duke përfshirë granata dhe gaz lotsjellës, duke shkaktuar lëndime. Po ashtu ka pasur edhe rrahje.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze raportoi se tre nga të plagosurit u transferuan në spital. Dhe se forcat izraelite penguan mjekët e saj të arrinin në Al-Aksa.

Bastisjet vazhduan deri të mërkurën në mëngjes, kur forcat izraelite u panë edhe një herë duke sulmuar dhe dëbuar palestinezët nga kompleksi i xhamisë dhe duke i penguar ata të faleshin, përpara se izraelitët të lejoheshin të hynin nën mbrojtjen e policisë.

Policia izraelite ka thënë sakaq në një deklaratë se ata u detyruan të hynin në kompleks pasi “agjitatorët e maskuar” u mbyllën brenda xhamisë me shkopinj dhe gurë.

Në një deklaratë të lëshuar më vonë, Netanyahu ka thënë se po përpiqej të qetësonte situatën në Al-Aksa.

“Izraeli është i përkushtuar për të ruajtur lirinë e adhurimit, lirinë e aksesit në të gjitha fetë dhe status quo-në dhe nuk do të lejojë ekstremistët e dhunshëm ta ndryshojnë atë”, ka thënë Netanyahu.

Prej muajsh tensioni ka qenë i lartë në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe Bregun Perëndimor.

Ekziston frika e dhunës së mëtejshme ndërsa festat e rëndësishme fetare – muaji i agjërimit mysliman të Ramazanit dhe Pashkët hebraike – konvergojnë.

Një numër hebrenjsh pritet të vizitojnë kompleksin e Xhamisë Al-Aksa gjatë orëve rutinë të vizitave të jomyslimanëve.

Grupet palestineze dënuan sulmet e fundit ndaj besimtarëve, të cilat ata i përshkruan si një krim.

Kryeministri i Autoritetit Palestinez Mohammad Shtayyeh ka thënë në një deklaratë se “ajo që ndodhi në Jerusalem është një krim i madh kundër besimtarëve. Namazi në xhaminë Al-Aksa është e drejta jonë”.

“Al-Aksa është për palestinezët dhe për të gjithë arabët dhe myslimanët, dhe bastisja e tij është një shkëndijë revolucioni kundër pushtimit”, ka shtuar ai.

Jordania, e cila vepron si kujdestare e vendeve të shenjta të krishtera dhe myslimane të Jeruzalemit, sipas një marrëveshjeje status quo-je në fuqi që nga lufta e vitit 1967, e ka dënuar sulmin.

Ministria e Jashtme e Egjiptit, ndërkohë, bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të “sulmit flagrant” të Izraelit ndaj adhuruesve të Al-Aksa.

Marrë nga “Al Jazeera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore