Lajme

FMN aprovon 1.4 miliardë dollarë për Ukrainën, pritet edhe më shumë


Selia e FMN-se

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka aprovuar 1.4 miliardë dollarë (mbi 1.2 miliardë euro) si fond emergjent për Ukrainën që “të bëhet një balancë urgjent i nevojave financiare”.

Bordi ekzekutiv i Fondit ka njoftuar se autoritetet ukrainase do të punojnë me FMN-ën “për të dizajnuar një program ekonomik të përshtatshëm që i shkon përshtati rehabilitimit dhe rritjes, kur kushtet ta lejojnë”.

Drejtorja menaxhuese i FMN-së, Kristalina Georgieva ka thënë se “në momentin që të perëndojë lufta dhe të bëhet vlerësimi i dëmeve, një shumë tjetër e madhe do të duhet për të mbështetur rindërtimin e vendit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore