Sport

Fituesi i Kupës së Botës do të fitojë 42 milionë dollarë


Siç është raportuar këtë të premte nga FIFA gjatë hapjes së konferencës së turneut që do të mbahet nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor, kombëtarja që do të arrijë të fitojë Kupën e Botës 2022 të Katarit do të fitojë gjithsej 42 milionë dollarë.

Në total do të shpërndahen 440 milionë dollarë si çmime.

Përveç kampionit, nënkampionët do fitojnë 30 milionë dollarë, vendi i tretë 27 milionë dollarë dhe vendi i katërt 25 milionë dollarë.

Skuadrat që përfundojnë Kupën e Botës midis vendit të pestë dhe të tetë do të marrin 17 milionë dollarë; mes nëntë dhe gjashtëmbëdhjetë, 23 milionë dollarë; dhe midis shtatëmbëdhjetë dhe të fundit, 9 milionë dollarë.

Ndërsa kombëtaret që ishin aty vetëm për pjesëmarrje, do të marrin rreth 1.5 milion dollarë shpenzime për konfigurimin.

Në takim u diskutuan edhe për aspektet themelore organizative dhe delegacionet u njoftuan për përgatitjet e nevojshme për turneun dhe qëndrimin e tyre në Katar, duke përfshirë çështjet e sigurisë, të drejtat e njeriut dhe transportin.

Kujtojmë se shorti i grupeve të Kupës së Botës është hedhur, ku do ketë përballje mjaft interesante si Argjentina – Poloni, Spanjë – Gjermani e Zvicër – Portugali.

Këto janë tetë grupet e Kupës së Botës “Katar 2022”:

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore