Sport

Finalja e Ligës së Kampionëve ishte shkak që Lukaku të largohet nga Inter


Romelu Lukaku ishte i pakënaqur me vendimet e Simone Inzaghi-t në pjesën e dytë të sezonit 2022-2023 dhe përjashtimi nga formacioni startues në finalen e Ligës së Kampionëve thuhet se e bindi sulmuesin të largohej nga Interi.

Lukaku nuk do të kthehet në “Stadio Meazza” në sezonin 2023-24. Belgu nuk iu përgjigj drejtorëve të Inter-it në fillim të kësaj jave, duke hapur bisedimet me rivalët e tyre, Juventus-in.

Nuk është sekret që 30-vjeçari ishte i pakënaqur me vendimet e Inzaghi-t në pjesën e dytë të fushatës.

Tekniku italian e uli në mënyrë të përsëritur Lukaku-n në ndeshjet e mëdha, duke nisur me Edin Dzeko-n dhe Lautaro Martinez në sulm edhe pse belgu dukej në formë në dy muajt e fundit të 2022-2023 me shtatë gola në tetë ndeshjet e fundit të Serisë A.

E njëjta gjë ndodhi në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City-t dhe, sipas edicionit të shtypur të së dielës të La Gazzetta dello Sport, lënaj në stol në finale, përfundimisht e bindi Lukaku-n të heq dorë nga Inter-i.

Sulmuesi nuk ndihej në qendër të projektit të Inzaghi-t, ndaj vendosi të mos u përgjigjet drejtorëve duke i detyruar ata të përfundonin negociatat me Chelsea-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore