Lajme

Filozofi boshnjak: “Në Republika Srpska nuk ka opozitë – ka vetëm çetnikë origjinalë, dhe çetnikë që adaptohen”


Kështu është shprehur filozofi dhe gazetari boshnjak në Banja Llukë, Dragan Bursaç

“Proverbi i vjetër thotë se kurdo që serbët duan të zgjedhin mes dy të këqijave, ata gjithmonë, gjithmonë zgjedhin çetnikët. E po, ky është Nebojsha Vukanoviç, që publikisht mbështet regjimin pro-çetnik në Mal të Zi. Thënë thjeshtë, aq më shumë që je çetnik në Republika Srpska, aq më të mëdha shanset për të ardhur në pushtet”.

Kështu është shprehur filozofi dhe gazetari boshnjak në Banja Llukë, Dragan Bursaç, në një shkrim autorial në RadioSarajevo.

Bursaç shkruan se, “së paku nominalisht”, ideve të “Serbisë së Madhe” në Mal të Zi, po u vie fundi, me propozimin për rrëzimin e qeverisë dhe formimin e një qeverie të pakicës nga Dritan Abazovip.

“Mali i Zi është duke u zgjuar nga ëndrra paralizuese ‘çetnike’ dy-vjeçare”, ka shkruar ai.

“Fakti është se Dritan Abazoviç po e ndërron trakën (nuk po futem tek arsyet) me propozimin për qeveri të pakicës. Ai po i gjuan jashtë emisarët e Kishës së Serbisë, të Botës Serbe, dhe Selisë së Shenjtë; prej kalkulimeve të të cilëve Mali i Zi është rrënuar qe dy vite”, shkruan Dragan Bursaç.

“Është në duart e qytetarëve nëse do t’ia falin URA-s dhe Abazoviçit bashkëpunimin e hapur politik me jo-baballarët. Nëse do t’i falet tradhtia në Belvederen e Cetinjes dhe zbarkimi i estradës serbe, edhe ajo i takon sërish qytetarëve”.

Por çka është veçanërisht problematike, sipas Bursaç, është mbështetja në protesta kundër koalicionit minortar që erdhi nga Republika Srpska, veçanërist nga opozitari i RS-së, Nebojsha Vukanoviç.

Por ai nuk u morr fare seriozisht në Mal të Zi. Madje, u shpërfill krejtësisht.

Vukanoviç është “kundërshtar” i Millorad Dodikut në Republika Srpska, dhe shfaqet si “serb më i përbetuar”.

Andaj Bursaç thotë se “aq më çetnik i madh, aq më shumë mundësia për të ardhur në pushtet në Republika Srpska”.

“Çfarë është më e rëndë është mbështetja e Vukanoviç ndaj Vesna Bratiç (ministres pro-serbe në Mal të Zi)”, të cilën Bursaç e quan si “gruaja çetnike”.

“Nëse flasim ideologjikisht, në Republika Srpska nuk ka kurrëfarë opozite. Ka vetëm fansa të çetnikëve që adaptohen me rrethanat aktuale, dhe fansa të çetnikëve origjinalë”, shkruan ai.

Sipas filozofit boshnjak të Banja Llukës, Vuksanoviç “e demonstron shembullin e mbështetjes së kundër-revolucionit fetar të udhëhequr ga Kisha Ortodokse Serbe”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore