Sport

FFK kalon me sukses procesin e licencimit dhe auditimit nga UEFA


Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ka kaluar me sukses procesin e licencimit dhe auditimit nga UEFA.

“Gjatë javës që po e lëmë pas, Federata e Futbollit e Kosovës ka kaluar me shumë sukses një proces shumë të rëndësishëm, atë të licencimit dhe auditimit nga Departamenti i Licencimit i UEFA-s”.

Më tej, thuhet se Zyrtarët e UEFA-s janë ndarë të kënaqur me progresin e FFK-së, dhe se do vazhdojnë përkrahjen drejt futbollit kosovar.

“Zyrtarët e Konfederatës Evropiane qëndruan në Prishtinë, nga e hëna deri të premten, duke elaboruar në mënyrë të hollësishme dokumentacionin e ofruar nga FFK-ja, për mënyrën e funksionimit të FFK-së. Zyrtarët e UEFA-s, janë ndarë shumë të kënaqur me progresin e bërë nga FFK-ja dhe kanë premtuar vazhdimin e përkrahjes së patjetërsueshme të UEFA-s për zhvillimin e mëtejm të FFK-së dhe futbollit kosovar”.

Me këtë formë, është konfirmuar nga zyrtarët e UEFA-s, se ata kanë konfirmuar vazhdimin e licencimit për FFK-në edhe për vitin vijues.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore