Stil

Festivali Botëror i Arkitekturës publikon listën për vitin 2021


Zbulohet lista prestigjioze e ndërtesave dhe projekteve arkitektonike më të reja nga e gjithë bota. Këtë e ka shfaqur Festivali Botëror i Arkitekturës.

Kjo listë përfshin projekte komerciale, rezidenciale dhe kulturore, duke përfshirë edhe Qendrën e Ekspozitës Kulturore Kineze në ajër të hapur në Lanzhou dhe një plan për të ruajtur ndërtesën më të vjetër të Abu Dhabit, Kalaja Qasr Al Hosn.

Anulimi i çmimeve të vitit të kaluar për shkak të përballjes me pandeminë COVID-19, lista e këtij viti përmban projekte arkitekturore të përfunduara globalisht midis vitit 2019 dhe vitit 2021.

Peizazhet ndahen në dy kategori, njëra për mjediset natyrore dhe tjetra për projektet urbane.

Në muajin dhjetor të vitit 2021, shpallen fituesit kur më shumë se 100 gjyqtarë do të mblidhen në Lisbonë, Portugali, dhe për të kurorëzuar Ndërtesën Botërore të Vitit.

Ndërtesat ndahen në 20 kategori të ndryshme në bazë të përdorimit të tyre, duke filluar nga projektet e banimit në zyra, nga transporti në shkolla, nga vendet e kultit në objektet e kulturës, ato sporteve dhe të jetesës në komunitet si dhe një kategori për prodhimin e energjisë dhe objektet e riciklimit.

Duke filluar nga hapësirat e gjelbëruara si ky, Parku në Sanya, Kinë.

Dhe po në të njëjtin vend në Kinë, Muzeu CROX në Changzhou.

Në një pishinë me ujë në qytetin kinez bregdetar të Sanya, gjendet një strukturë trekëndëshe.

Po ashtu muzeu “Audemars Piguet”, gjendet në qytetin e largët malor zviceran të Le Brassus.

Në muzeun Tamayo, pavijoni Egaligilo, që e gjeneron mikroklimën me re në brendësin e saj, e cila gjendet në Meksikë.

Qendra e cila siguron mbështetje për pacientët me kancer, Maggie. Ajo gjendet në kampusin e Spitalit Universitar St. James në Leeds, Mbretëri e Bashkuar.

Shërben si qendër komunitare dhe kuvertë vëzhgimi. Ndodhet në qytetin kinez të Nanchang dhe dallon nga forma e saj si spirale.

Qendra tjetër e Vëzhgimit “The Otzi Peak Observation Deck”, rri pezull në një akullnajë në Luginën Schnalstal, në pjesën veriore të Italisë.

Si duket kinez nuk kanë të ndalur, qyteti Lanzhous, Qendra Kulturore Kineze, është vendosur në mes të fshatrave tradicionale dhe peizazheve natyrore.

E vendosur në Zhangjiakou, në këtë qendër do të mbahen një pjesë e ngjarjeve të Lojërave Olimpike Dimërore Pekin 2022.

Banesat shumëngjyrëshe e arkitektëve ZAV. Rezidenca është projektuar për të rritur turizmin me komunitetin lokal në Hormuz, Iran.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore