Bota

Fermerët indianë, protestojnë në paradën e Ditës së Republikës së Indisë


Mijëra fermerë në Indi, që po protesotjnë për reformat bujqësore, prej më shumë se një muaj, të martën, u përplasën me forcat policore, pas përpjekjes për të hyrë në kompleksin historik të Kalasë së Kuqe të Delhit. Protesta ishte organizuar të ishte e bujshme në Ditën e Republikës së Indisë.

Protestuesit, më herët kishin rënë dakort me policinë, që tubimi i tyre të mos ndërpriste paradën vjetore në Ditën e Republikës. Por fermerët, u bashkuan, duke shkelur sigurinë dhe u futën në muret e fortesës, duke mbajtur në dorë flamurin kombëtar. Kështu, forcat policore përdorën gaz lotsjellës, dhe shkopinj, për të larguar protestuesit. Për pasojë, një protestues vdiq, pasi traktori i tij u përmbys. Por lëndime pati dhe për efektivët e policisë.

Një pjesë e fermerëve që ndodheshin në kufinjtë e Ghazipur-it, Sinnghu-së dhe Tikri-it, tre nga gjashtë pikat hyrëse në qytet, goditën barrikadat e policisë.

Protestuesit që ndodhen në Ghazipur, marshuan drejt Delhit Qendror. Vend ku ndodhet dhe parlamenti i Indisë.

Sipas raportimeve, thuhet se protestuesit janë më të shumtë në numër se forcat policore. Këta fundit, po luftojnë për të kontrolluar turmën.

Reformat, që ndërmori qeveria e kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, në shtator të 2020-ës, kanë të bëjnë me liberalizimin e sektorit të bujqësisë. Këto reforma, kërkojnë të hapin më tej bujqësinë në tregun e lirë. Por, këto refroma i nxitën fermerët në  protesta. Fermerët, i krahasuan ato si reforma që kanë të bëjnë me një “urdhër vdekje”. Pasi, sipas tyre, fermerët do të humbin të ardhurat e tyre, duke rritur fitimet e kompanive private.

Protestat nisën në nëntor, nga vendet veriore të Indisë, në Punjab-ë, zemra e bujqësisë, me produktivitet të lartë, dhe fqinjën e saj Haryan-ë. Të dy shtetet kanë përfituar më së shumti nga politikat bujqësore. Këta fermerë tani janë të zhgënjyer për rënien e të ardhurave të fermave dhe kanë frikë se hyrja e bizneseve private do të dëmtojë të ardhmen e tyre.

Protestat, përfshijnë një varg shqetësimesh. Tkurrja e parcelave të tokës, prodhimi i zvogëluar, paqëndrueshmëria në çmimet e të korrave dhe centralizimi i ligjvënies, në një vend ku çështjet e bujqësisë u janë besuar kryesisht shteteve, bëri që fermerët, të vazhdonin me ditë dhe muaj me rradhë protestën, kundër qeverisë.

Sipas fermerëve, shteti është përfituesi më i madh i çmimeve të garantuara nga mbjellja dhe korrja e grurit dhe orizit.

Më shumë se 85% e fermerëve të Indisë janë biznese të vogla dhe margjinale. Ata punojnë, rreth 47% të tokës bujqësore. Si qeveria ashtu edhe fermerët bien dakord se bujqësia ka nevojë për reformë. Por ata nuk mund të bien dakord për specifikat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore