Jetesë & Stil

Fëmijëria e vështirë e Katy Perry dhe motrës Angela i frymëzoi ato për t’i ndihmuar fëmijët të gjenin “shpresën” në art


Këngëtarja Katy Perry është një nga muzikantet me këngët më të shitura të të gjitha kohërave, por superylli gjithmonë ka ëndërruar të lërë një trashëgimi përtej hiteve të saj.

Duke u rritur, Perry – e cila u rrit nga prindër të rreptë Pentekostal – kishte vështirësi financiarisht dhe familja e saj shpesh mbështetej në ndihma sociale edhe për sigurimin e vakteve ushqimore, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

Katy Perry

“Dëshironi të flisni për problemet dhe sigurimin e shujtave ushqimore? Unë mund të flas për tot. Ju dëshironi të flisni për transportin me autobus në rrugë si adoleshent, duke shpresuar të fitoni 20 dollarë për të mbuluar vetë, unë mund të flas edhe për këtë”, thotë Perry, 39 vjeç, e cila hapi Fondacionin “Firework” në vitin 2018 me motrën e saj më të madhe Angela Lerche për të ndihmuar fëmijët në komunitetet e pashërbyera të kenë akses në art.

Lerche, e cila shërben si presidente e fondacionit, shton për të ndihmuar fëmijët të ndihen më pak të vetëm: “Shumë herë ua kujtojmë atyre se as ne nuk kemi ardhur nga asgjë. Katy nuk ka lindur në ndonjë familje muzikore që t’i ndihmonte asaj. Ajo ka punuar kaq shumë për kaq shumë vite për të arritur të jetë aty ku është”.

Gjatë viteve të fundit, Fondacioni “Firework” ka pritur më shumë se 400 nxënës të shkollave të mesme në Camp Firework, ku fëmijë nga zonat e pashërbyera përreth Los Anxhelosit marrin pjesë në sesione shkrimi këngësh, seminare të dizajnit të këpucëve dhe klasa koreografie.

Të dyja Perry dhe Lerche janë të kujdesshme gjatë kampit.

“Unë jam me ta në mëngjes, dhe ata po më hedhin krem pana në mbrëmje”, thotë Perry.

“Fëmijët më njohin si vajzën që këndoi ‘Roar’ ose ‘Dark Horse’, por shpresoj deri në fund ata të mendojnë duke thënë ‘Edhe unë mund t’i realizoj ëndrrat e mia si Katy Perry. Ajo është njësoj si unë, në shumë mënyra marramendëse’”, shton ajo.

Të shohësh rritje të prekshme në kampistë ka qenë një përvojë emocionale për Lerche, e cila e quan punën me motrën e saj në fondacion një “ëndërr”.

Katy Perry dhe Angela Lerche.

“Jam shumë mirënjohëse. Është shumë dërrmuese sepse dëgjon kaq shumë histori nga këta fëmijë dhe si është në shtëpi dhe me çfarë po përballen”, thotë Lerche.

“Ata na japin kaq shumë, dhe unë jam thjesht mirënjohëse që ne jemi në gjendje t’u tregojmë atyre se ka diçka më të mirë atje”, shton ajo.

Në ndërkohë Katy përfundon bisedën duke thënë: “Nëse në njëqind vjet askush nuk e njeh Katy Perry ose këngën ‘Firework’, por ata e dinë se çfarë është Fondacioni i ‘Firework’, atëherë unë do ta kem përmbushur qëllimin tim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore