Jetesë & Stil

Fejohet çifti, Tom Hiddleston dhe Zawe Ashton


Aktori, Tom Hiddleston dhe aktorja, Zawe Ashton janë fejuar – kështu dyshja janë gati të ecin drejt planeve për martesë.

Çifti ndezi spekulime për fejesë gjatë fundjavës pasi Ashton, 37 vjeçe, u shfaq në ndarjen e çmimeve të Akademisë Britanike të Filmit 2022 (BAFTA) me një unazë të mrekullueshme në dorën e majtë.

Tom Hiddleston dhe Zawe Ashton.

Në fakt, Ashton që nga fundi i vitit të kaluar e ka mbajtur unazën mahnitëse, e cila përmban një gur të madh qendror ovale të rrethuar nga një aureolë gurësh më të vegjël.

Dyshja, Hiddleston dhe Ashton bënë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq si çift në shtator të vitit 2021, gjatë ceremonisë së 74-të të çmimeve “Tony”.

Tom Hiddleston dhe Zawe Ashton.

Aktori i filmit “Loki”, kishte bërë bujë në ceremoninë e përvitshme me Ashton në krah, duke e konfirmuar romancën e tyre.

Dyshja më parë luajtën së bashku në “Betrayal” të Harold Pinter në vitin 2019, teksa edhe aty, ata u shfaqen si një çift i martuar i quajtur, Robert dhe Emma.

Përndryshe, Hiddleston njihet për të qenit hermetikisht i mbyllur, kur në pyetje vihet jeta e tij personale.

Tom Hiddleston dhe Taylor Swift.

“Të gjithë kanë të drejtë për një jetë private”, pati thënë Hiddleston, i cili më parë ishte në lidhje me këngëtaren, Taylor Swift, kur ishte pyetur për arsyen se pse ai nuk diskuton lidhjet romantike.

“Unë e dua atë që bëj dhe i përkushtohem me përkushtim absolut për të bërë art të madh dhe argëtim të madh dhe në mendjen time nuk i kundërshtoj të dyja. Puna ime është në sferën publike dhe unë kam një jetë private. Dhe këto dy gjëra janë të ndara”, kishte përfunduar aktori.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore