Lajme

Federico Bernacca, zyrtarizohet si zëvendëskomandant i KFOR-it


Federico Bernacca, zëvendëskomandant i ri i KFOR-it.

Federico Bernacca, është zyrtarizuar si zëvendëskomandanti i KFOR-it në Prishtinë nga Jozsfef Szpisjaka, i cili deri tani mbante këtë pozitë.

Edhe më 10 tetor, gjenerali italian, Angelo Michele Ristucca, ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralit turk, Ozkan Ulutas.

Ndërrimi i komandës së KFOR-it është bërë në një ceremoni të mbajtur në Camp Film City në Prishtinë.

Federico Bernacca, zëvendëskomandant i ri i KFOR-it.

Këtë mandat, Ulutas do ta ushtrojë për një vit, derisa me rastin e inaugurimit të komandantit të 28-të KFOR-it në Kosovë ka ardhur edhe admirali Stuart B. Munsch, që është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Përndryshe, është hera e parë që një zyrtar ushtarak turk komandon një mision paqeruajtës të NATO-s në Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.

Pas tensionimit të situatës në Veri më 24 shtator, në Kosovë kishte arritur kontingjenti prej gjithsej 400 trupave për ta përforcuar kështu misionin paqeruajtës të NATO-s.

Ushtarët britanikë që janë dislokuar në Kosovë janë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore