Sport

Federer është në dyshim për Laver Cup: Do të jetë një vendim i minutës së fundit


Roger Federer befasoi shumë të enjten, kur njoftoi tërheqjen e tij nga tenisi. Ylli 41-vjeçar i tenisit do t’i japë fund një karriere legjendare 24-vjeçare.

Federer pritet të bëjë paraqitjen e tij të fundit në Laver Cup, një turne ku përballen më të mirët nga Evropa dhe pjesa tjetër e botës.

Megjithatë, trajneri i tij i fitnesit, Pierre Paganini, ka pohuar se pjesëmarrja e Federer është e dyshimtë.

“Ky ndoshta do të jetë një vendim i minutës së fundit”, tha Paganini për Bilk.

“Ai është praktikuar në një nivel për të përcaktuar saktësisht nëse të luash është një ide e mirë apo jo”.

Atraksioni kryesor i Laver Cup është pjesëmarrja e Federer, Rafael Nadal, Novak Djokovic dhe Andy Murray në të njëjtin ekip. Katër legjendat e tenisit kanë fituar së bashku 66 tituj Grand Slam.

Zvicerani ka qenë duke luftuar me problemet e gjurit që e kanë mbajtur atë jashtë fushave në muajt e fundit dhe më pas e kanë detyruar të shpallë tërheqjen e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore