Lajme

Federata Evropiane e Gazetarëve reagon për sulmet e Hysamedin Feraj


Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ.

Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ, ka reaguar ndaj deklaratës së Hysamedin Ferajt se Asocicacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është organizatë e rrezikshme për shtetin dhe se po punon kundër vlerave të gazetarisë evropiane.

“Është krejtësisht e papërgjegjshme të promovohet publikisht urrejtja dhe të drejtohet gishti ndaj gazetarëve në këtë mënyrë. Ne dënojmë këtë sjellje të turpshme dhe e mbështesim AGK-në dhe punën e tyre të rëndësishme që e bëjnë për gazetarët në Kosovë”, kanë shkruar EJ në Twitter.

Të martën, zyrtari i Vetëvendosjes dhe ish-kandidatit të kësaj partie për deputet, Hysamendin Feraj në një prononcim për media ka thënë se AGK-ja është një organizatë e rrezikshme për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, por para se gjithave për qytetarët e saj, sepse sipas tij ka mbrojtur dhe vazhdon të mbrojë një propagandë linçuese që bëjnë gazetarët.

Asocicacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), përmes një reagimi publik ka dënuar gjuhën e përsëritshme linçuese të zyrtarit të Vetëvendosjes dhe ish-kandidatit të kësaj partie për deputet, Hysamendin Feraj, ndaj një grupi të gazetarëve.

Në një postim në Facebook të hënën, Feraj i ka akuzuar disa gazetarë kosovarë se “punojnë falas për Serbinë”.

“Nuk është e drejtë që Grenelli të paguhet dhe grenellistët, jo (?) Apo Kosova i ka borxh Serbisë dhe këta ia shlyejnë duke punuar falas për të!”, ka shkruar Feraj në Facebook.

AGK ka theksuar se gjuha e tillë vë në rrezik sigurinë e gazetarëve.

“Gjuha e tillë, e sidomos kur vjen nga zyrtari i një partie në pushtet, vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe si e tillë është e papranueshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore