
Zyra Federative e Hetimit Amerikan tha të enjten e 4 nëntorit se kishte marrë informacione të besueshme në lidhje me ”një kërcënim masiv “ që i kanosej sinagogave të New Jersey-t.
Detajet specifike mbi sulmet e pretenduara nuk janë bërë ende publike.
Zyra e FBI-së në Newark lëshoi një deklaratë duke u kërkuar sinagogave që “të marrin të gjitha masat paraprake të sigurisë për të mbrojtur komunitetin dhe objektin e tyre”.
“Lajmi u bë i ditur pasi zyrtarët e FBI-së kishin zbuluar një kërcënim në internet drejtuar sinagogave të New Jersey-t”, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit.
Guvernatori i New Jersey-t, Phil Murphy, tha se ai po punonte mbi zbatimin e ligjit për të “siguruar që të gjitha shtëpitë e adhurimit të mbrohen”.
Steven Fulop, kryebashkiaku i qytetit, ka deklaruar se policia do të vendoset në shtatë sinagogat e New Jersey-t dhe patrullimet në këmbë do të shtohen në zonat e vendbanimeve të komunitetin hebre.
Rastet e sulmit ndaj këtij komuniteti nuk janë të rralla.
Në vitin 2019, dy sulmues të motivuar nga urrejtja anti-semitike kanë vrarë tre persona në një treg të New Jersey-t, së bashku me një oficer policie.
Përfaqësuesi demokrat i zonës, Josh Gottheimer, distrikti i të cilit përfshin një pjesë të zonës në veri të New Jersy-t e prekur sulmet anti-semitike, deklaroise komentet e fundit të bëra nga artistë të njohur si Kaney West apo Kyrie Irving, kanë kontribuar në përshkallëzimin e urrejtjes ndaj komunitetit hebre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
-
Pretendimi i Vuçeviç-it: “Situata në Kosovë është kërcënimi më i madh për sigurinë”
-
Tentuan të vidhnin me armë një banesë në Prush, shkëmbim zjarri mes 3 autorëve dhe efektivëve
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha