Përballje

Favor për Madrid-in nga Katalunia, Espanyol e ndal Sevilla-n në barazim


Sevilla nuk ka shkuar përtej barazimit në duelin e sotëm në “RCDE Stadium” përballë Espanyol-it.

Andaluzët, këtë vit ndryshe prej viteve tjera, janë skuadra e dytë në luftën për titull pas Real Madrid-it të Carlo Ancelotti-t.

Sot, ata ishin mysafirë të Espanyol-it që ka ndalur pothuajse të gjithë të mëdhat në ndeshjet e zhvilluara si vendas.

Se sa e vështirë është të jesh mysafir i Espanyol-it, u vërtetua edhe sot.

Ndeshja në fakt nisi shumë mirë për Sevilla-n.

Andaluzët zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, kur arritën madje të gjenin epërsinë fal golit të sulmuesit Rafa Mir.

Mirëpo, sapo filloi pjesa e dytë, katalunasit arritën që të gjejnë golin e barazimit me anë të Sergi Darder.

Sevilla më pas u hodh në sulm, por puna e tyre u vështirësua në minutat e fundit, kur Jules Kounde u ndëshkua me karton të kuq duke lënë skuadrën me një futbollist më pak në fushë.

Kjo i vështirësoi punë Sevilla-s, me Espanyol-in që u duk e kënaqur me një barazim.

Sevilla mbetet në vendin e dytë, me 51 pikë – tani gjashtë më pak se skuadra e Real Madrid-it që është favorite kryesore për të ngritur titullin e La Liga-s në fund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore