Sport

Fanella e Messi-t e ndeshjes kundër Angers shitet në ankand për një shifër rekord


Fanella e Lionel Messi-t nga përballja e Paris Saint Germain në Ligue 1 kundër Angers është shitur për një tarifë rekord në një ankand.

Kjo ishte ndeshja e parë e argjentinasit pasi e fitoi Kupën e Botës me kombëtaren e tij, derisa ndaj Angers, ai shënoi një gol.

Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, fanella e shtatë herë fituesit të Topit të Artë, që e veshi në atë ndeshje, u shit më vonë në një ankand për një rekord prej 43 mijë e 623 euro.

Fanella e veshur nga Messi ishte pjesë e 18 fanellave të veshura nga ndeshjet për shitje dhe një ofertues kinez e fitoi ankandin për ta blerë bluzën e Messi-t.

U raportua se ofertuesi filloi me 22 mijë euro dhe fitoi fanellën me ofertën e shtatë.

Përveç Messi-t, bluzat e veshura nga Neymar dhe Kylian Mbappe nga ndeshjet e PSG kundër Lens dhe Strasburg u vunë gjithashtu në dispozicion për blerje.

Neymar dhe Mbappe janë të dy mega yje, por çmimet e shitjes së bluzave të tyre ishin shumë më të ulëta se Messi.

Fanella e yllit brazilian Neymar shkoi për 7 mijë e 984 euro, ndërsa ajo e Mbappe-s u shit për 15 mijë euro.

Sipas mediave franceze, klubi i PSG-së do t’u japë mundësi tifozëve për t’i blerë fanellat që janë veshur në ndonjë ndeshje nga lojtarët dhe një pjesë e të ardhurave do të shkojë për bamirësi.

Shefi i markës së klubit Fabien Allegre tha: “Fnella është simboli përfundimtar i dashurisë që tifozët kanë për ekipin e tyre dhe lojtarët e tij. Për secilin prej nesh, ai është një simbol i krenarisë, pasionit dhe shpresës”.

“Me këtë iniciativë të re, klubi ofron një mundësi për të gjithë mbështetësit e tij për të blerë një artikull vërtet unik të mbushur me emocione dhe një lidhje edhe më të ngushtë me lojtarët e tyre të preferuar”, tha Allegre.

Kujtojmë që ekipi i PSG-së do të udhëtojë në javën e ardhshme në Lindjen e Mesme, për t’u përballur në një ndeshje miqësore me yjet e ekipeve arabe: Al Nassr dhe Al Hilal.

Kjo do të jetë një ndeshje e shumëpritur, ku do të mund ta shohim përsëri përballjen mes Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore