Euro 2020

Fakte dhe statistika për përballjen mes Zvicrës dhe Turqisë


Kjo e diele, për Euro 2020 simbolizon fillimin e fundit të fazës së grupeve.

Ndeshjet e fundit të Grupit A do të luhen në ora 18:00, ku do të kuptohet se cilat ekipe do të kalojnë në rundin tjetër.

Përballja mes Zvicrës dhe Turqisë do jetë shumë e rëndësishme për zviceranët, ndërsa Turqia nuk kanë asnjë mundësi të kalojnë më tej pasi kanë humbur dy ndeshjet.

Zvicra ka fituar vetëm një pikë në ndeshjen kundër Uellsit, ndërsa Turqia nuk ka fituar ende asnjë pikë.

Grupit i prijnë Italia me gjashtë pikë, ndërsa në pozitën e dytë radhitet Uellsi me katër pikë.

Tabela e Grupit A në Euro 2020

Këto dy kombëtare janë përballur plotësisht nëntë herë, ku pesë i ka fituar Turqia, dy Zvicra dhe dy të tjera kanë përfunduar me barazim.

Duelin e fundit e kishte fituar Turqia me rezultat 1:2 në vitin 2008 në Kampionatin Evropian.

Në historinë e kombëtares, Zvicra ka qenë pjesë e Kampionatit Evropian vetëm katër herë, dhe vetëm një herë kishte arritur të kalojë fazën e 1/8 të finaleve.

Ndërsa Turqia kanë qenë pjesë e Kampionatit Evropian pesë herë, ku në vitin 2008 arritën deri në gjysmëfinale.

Sipas Transfermarkt, Zvicra ka një vlerë të ekipit prej 288.50 milionë eurosh, ndërsa Turqia ka një vlerë më të madhe prej 325 milionë eurosh.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore