Lajme

“Facebook po dëmton fëmijët dhe dobëson demokracinë”


Një ish-punonjëse e Facebook-ut ka deklaruar se aplikacione të tilla po “dëmtojnë fëmijët, nxisin ndarjen dhe dobësojnë demokracinë tonë”.

Frances Haugen, ish-menaxhere 37-vjeçare, ka kritikuar rëndë kompaninë në një seancë dëgjimore në Capitol Hill.

Facebook është përballur me një kontroll për rregullimin e tij.

Themeluesi Mark Zuckerberg u përgjigj në një letër drejtuar stafit, duke deklaruar se shumë nga pretendimet “nuk kanë kuptim”.

“Ne kujdesemi shumë për çështje, si: siguria, mirëqenia dhe shëndeti mendor”, tha ai në letrën, bërë publike në faqen e tij në Facebook.

Më tej, u shpreh ai, “është e vështirë të shihet diçka që keqpërfaqëson punën dhe motivet tona”.

Facebook është faqja më e popullarizuar e mediave sociale në botë.

Kompania thotë se ka 2.7 miliardë përdorues aktivë mujorë. Qindra miliona njerëz përdorin gjithashtu produktet e tjera të kompanisë, përfshirë WhatsApp dhe Instagram.

Por është kritikuar për disa gjëra – nga dështimi për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve deri te mosbërja e mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e dezinformatave.

Zuckerberg kërkon falje për ndërprerjen

Gjashtë orë pa WhatsApp.

Haugen tha për CBS News të dielën se ajo kishte ndarë një numër dokumentesh të brendshme në Facebook me Wall Street Journal javët e fundit.

Duke përdorur dokumentet, WSJ raportoi se hulumtimi i kryer nga Instagram tregoi se aplikacioni mund të dëmtojë shëndetin mendor të vajzave.

Kjo ishte një temë që  Haugen deklaroi se, “udhëheqja e kompanisë di të bëjë Facebook dhe Instagram më të sigurt, por nuk do të bëjë ndryshimet e nevojshme, sepse ata kanë vënë fitimet e tyre astronomike para njerëzve”, tha ajo.

Ajo kritikoi Mark Zuckerberg për kontrollin, duke thënë se “askush nuk është përgjegjës përveç vetes së tij”.

“Unë nuk e di pse u rrëzua, por e di që, për më shumë se pesë orë, Facebook, po bën gratë dhe vajzat të ndihen keq për trupin e tyre”.

Ndërkohë Zuckerberg, në letrën e tij, tha se hulumtimi në Instagram ka treguar se shumë të rinj kanë përvoja pozitive.

“Eshtë shumë e rëndësishme për mua që gjithçka që ndërtojmë të jetë e sigurt dhe e mirë për fëmijët”, u shpreh ai.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore