Bota

Facebook akuzon për mashtrim persona lidhur me ushtrinë franceze


Facebook ka ngritur akuza ndaj personave të lidhur me ushtrinë franceze për drejtimin e një operacioni që kishte synim përhapjen e dezinformatave në disa shtete të Afrikës.

Sipas Facebook-ut, operacionet kishin në shënjestër Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali, si dhe në një masë më të vogël Niger, Burkina Faso, Algjeri, Bregun e Fildishtë dhe Çad.

Facebook-u njoftoi gjithashtu se këto llogari ndërvepronin me llogari të tjera ruse, të njëjtat që kanë operuar dhe gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, në SHBA.

Ndërkohë grupet franceze kanë postuar kryesisht informacione të rreme në frëngjisht dhe arabisht, lidhur me lajmet dhe ngjarjet aktuale në politikat franceze në Afrikën Frankofone, situatën e sigurisë në vende të ndryshme afrikane, pretendimet e ndërhyrjes së mundshme ruse në zgjedhjet në Republikën e Afrikës Qendrore (CAR), komente mbështetëse për ushtrinë franceze dhe kritika për përfshirjen e Rusisë në CAR.

Facebook-u tha se shkatërroi rreth 100 llogari lidhur me ushtrinë franceze me rreth 5 mijë ndjekës në Facebook dhe Instagram si dhe dy rrjete të llogarive ruse.

Në një deklaratë për shtyp, Ministria Franceze e Mbrojtjes nuk ka mohuar apo pohuar përfshirjen e mundshme në operacionin e pretenduar.

Ndërkohë qeveria ruse pavarësisht verifikimeve të komunitetit të inteligjencës amerikane dhe provave të prokurorëve, vazhdimisht ka mohuar të ketë përdorur media sociale për ndërhyrje të kësaj natyre./AlbanianPost.com 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore