Sport

FA Cup/ Kush i bashkohet Chelsea-s në finale?


Me fitoren 1-0 përballë Manchester City-t, Chelsea u bë skuadra e parë finaliste në këtë edicion të FA Cup.

Sot më 18 prill, zhvillohet gjysmëfinalja e dytë.

Leicester City – Southampton është ndeshja tjetër që “Ëembley” do të pres.

Mungesa ka në të dyja anët. Skuadra e Brendan Rodgers vjen pa Barnes, Justin, Morgan, Soyuncu dhe Under.

Kurse te shenjëtorët, mungojnë Obafemi, Romeu dhe Smallbone.

Të dy skuadrat kanë arritur finalen e FA Cup katër herë në historinë e tyre, të dyja e synim që ta gjejnë herën e pestë.

Leicester ka shënuar 11 gola këtë sezon në katër ndeshje të FA Cup, duke pësuar vetëm dy.

Kurse, Southampton në anën tjetër ende nuk ka pësuar gol në këtë kompeticion.

Nese “Saints” nuk pësojnë as sonte dhe arrijnë finalen, do të bëhen skuadra e parë që nga Everton-i në vitin 1966 që arrijnë finalen pa pësuar asnjë gol.

Që nga sezoni 2015/16, sulmuesi i Leicester-it, Kelechi Iheanacho, ka shënuar më shumë gola në FA Cup se sa çdo futbollist tjetër, plot 13.

Ndeshja që fillon në orën 19:30, do të kompletojë edhe një finale të kompeticionit më të vjetër në futboll.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore